Brendet↗ Produktet↗ Rreth Nesh↗ Karriera↗ Blog↗ Kontakt↗
Rreth Nesh

Historia e Migros Group lidhet me traditën familjare të mullirit të grurit,

një veprimtari që për një kohë të gjatë ishte pjesë e punës së familjes.

1978

Në gusht të vitit 1978 filloi rrugëtimi në tregti, fillimisht me shitjen e frutave dhe perimeve. Hapat e parë ishin të thjeshtë, por pas tyre qëndronin shumë punë, përkushtim dhe një ambicie e madhe për t’u zhvilluar.

Shitja e frutave dhe perimeve, fillimet e biznesit ne 1978

Njohja nga afër me tregun global dhe mënyrat moderne të tregtisë solli ide të reja për të ardhmen.

Në 1981, u hap Migros Market, duke zgjeruar ofertën me produkte të ndryshme për konsum të përditshëm.

Pasioni për tregtinë dhe brendet cilësore e orientoi zhvillimin e biznesit drejt distribuimit.

Në fillim të viteve 2000, Migros Group nisi partneritetet me brende ndërkombëtare, ndër të parat Saponia, Nestlé dhe Colgate, duke zgjeruar gradualisht rrjetin e distribuimit në Kosovë.

Dyqan me produkte te distribuara nga Migros Group ne fillim te viteve 2000

Në 2010, Migros Group filloi zhvillimin e rrjetit të marketeve Super Viva.

Rrjeti sot ka arritur në 26 markete në Kosovë.

Stafi i marketeve Super Viva

Rritja e vazhdueshme e biznesit dhe ambicia për zhvillim hapën rrugën për zgjerimin e mëtejshëm të distribuimit.

Pjesë e këtij rrugëtimi u bënë brende si Jamnica, AIA, Zvijezda, Dijamant, Biraghi, Monini, Scotti, Zanetti, Alpro, Evian, Kandit, Kotányi, Zdenka, Selpak, Koestlin, Kikkoman, Granarolo, Purina, Farmer’s Snack, Ponti dhe shumë të tjera. Portofoli u zgjerua edhe në kozmetikë, me brende si essence dhe Catrice.

Depoja e Migros Group, produkte te gatshme per shperndarje

Distribuimi u shtri në kanale të ndryshme.

Nga marketet dhe dyqanet, te HoReCa, barnatoret dhe veterinaritë, duke rritur vazhdimisht praninë e Migros Group në tregun e Kosovës.

Depoja qendrore dhe automjetet e shperndarjes se Migros Group

Në vitet e fundit, partneritetet me Ledo dhe Danone shënuan një tjetër hap të rëndësishëm.

Ndërsa në 2026 rrugëtimit iu bashkuan Midi, Karuzo, Krambals, Pescanova dhe Develey.

Partneri Kryesor

Sot, Migros Group ka në portofolin e saj 115 brende dhe rreth 4,000 blerës në gjithë tregun, duke qenë gjithmonë më afër konsumatorëve dhe kërkesave të tyre.

Brendet ↗